Të Ndihmojmë Shkodrën!

Shoqata Bamirëse Turke “KIMSE YOK MU?” Dërgon Ndihma  Me Vlerë 443,282.00 Euro

Në ndihmë të zonave të përmbytura në Shqipëri është angazhuar edhe Shoqata “Qendra Kulturore Horizontet e Reja” 

Z. Roland ZHUKA ka ftuar Shoqatën Bamirëse Turke “Kimse Yok Mu?” e cila është më e madhja në llojin e saj në Turqi për të bashkëpunuar në ndihmë të zonave të përmbytura. Ekipi i Shoqatës Turke takimet e para zyrtare e i ka patur me ambasadorin e Turqisë të akredituar në Tiranë z. Hasan S. Asan dhe me Prefektin e Shkodrës z. Macit Cungu.

Shoqata Bamirëse Turke “Kimse Yok Mu?”, ka dërguar 3 maune me ushqime dhe veshmbathje me vlerë 443,282.00 Euro (886,565.00 Lira Turke) për familjet e dëmtuara nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Tre maune janë dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme Të Rezervave Materiale të Shtetit e cila ka marë përsipër shpërndarjen e ndihmave. Ndihmat e ardhura konsistojnë në ushqime (oriz, makarona, bullgur), veshmbathje (këpucë, xhupa, pallto, batanije, jorganë, triko, çizme), elektro-shtëpiake (ngrohëse).

Për t`ju gjendur pranë familjeve të përmbytura në Qarkun e Shkodrës “Kimse Yok Mu” ka dërguar 3 vullnetarë mjekë. Mjekët turq kanë vizituar dhe mjekuar fëmijë në lagjen Bahçallëk. Kryetari i Shoqatës “Qendra Kulturore Horizontet e Reja”, Dr. Roland Zhuka dhe Drejtori i Përgjithshëm i Kolegjeve Turke z. Noman Gulen kanë falenderuar Drejtorin e Emergjencave, z. Atif Ulusoy të Shoqatës Bamirëse Turke “Kimse Yok Mu?” për kontributin që jep kjo shoqatë për Shqipërinë. Gjithashtu ambasadori i Turqisë në Tiranë z. Hasan S. AŞAN, prefekti i Skodrës z. Macit Cungu dhe kryetari i TIKA-s z. Ali Ozgun Ozturk kanë falenderuar për kontributin me shumë vlerë që Shoqata Bamirëse Turke “Kimse Yok Mu” dhe populli turk kanë dhënë për Shqipërinë.

 

 


facebooktwitterfacebooktwitter